Malisheva dhe Drenica kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në BKT Superligën e Kosovës.
Malishevasit janë nikoqir të drenicasve në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Liman Gegaj me fillim nga ora 13:00.
Ekipi i Arsim Thaqit ka pasur rënie të rezultateve në ndeshjet e fundit dhe synon sa më parë t’i kthehet rezultateve pozitive për t’i ikur fundit të tabelës.
Në të njëjtën situatë edhe ekipi i Tahir Lushtakut, pasi dëshirojnë t’i kthehen rezultateve pozitive pas katër humbjeve radhazi.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, pavarësisht mungesave.
Malisheva: Gashi; Kacoli, Kryeziu, Hoti, Dumani; Bruqi, Vitija; Sobowale, M.Hyseni, Marc-Oliver; Stullqaku;
Drenica: Kaloshi; Lushtaku, Jashari, Qaqi, Avdulli; Thaqi, Arrabal, Gashi; Silva, Zabërgja, Uka;
/Telegrafi/