Telegrafi

Malisheva dhe Ballkani ndahen në paqe

(Foto: Facebook/FC Malisheva)

Malisheva dhe Ballkani janë ndarë në paqe (0-0) në takimin e javës së gjashtë në BTK Superligën e Kosovës në futboll që u zhvillua në stadiumin “Liman Gegaj”.

Të dyja skuadrat i patën mundësitë e tyre në fraksionin ep arë të lojës, mirëpo rrjetat nuk u prekën.

Vendasit tentuan më shumë në gjysmën e dytë, porse u mungoi goli, ndërkaq as mysafirët nuk ia dolën të tregoheshin të rrezikshëm.

Pas këtij barazimi, vazhdon gara për pozitën e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave konkurrente.

Ballkani është lider me 12 pikë, ndërkohë që Malisheva ndodhet në vend të dytë me një pikë më pak. /Telegrafi/