Malisheva dhe Ballkani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Superligën e Kosovës.
Lideri aktual i kampionatit është mysafir i malishevasve në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj” nga ora 15:00.
Ekipi i Bekim Isufit ka tri fitore dhe dy barazime nga pesë ndeshjet e para dhe synon një fitore të radhës për të mbajtur kreun e tabelës.
Në anën tjetër, vendasit e Arsim Thaqit janë befasia e deritashme e kampionatit dhe synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Malisheva: Gashi; Pira, Kryeziu, Xhaka, Dumani; Vitija, Bruqi; Pefqeli, Hyseni, Yoan Oliver; Stullaqku;
Ballkani: Frashëri; Ar.Thaqi, Hoxha, As.Thaqi, Potoku; Kuc, Gashi; Krasniqi, Korenica, Baftiu; Zeka;
/Telegrafi/