Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Malisheva ka bërë të ditur se i ka vazhduar kontratat me tre nga futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës.
Portieri Flamur Gashi e ka vazhduar qëndrimin për tri vitet e ardhshme dhe do të jetë pjesë e klubit deri ne vitin 2026.
Në njoftim bëhet e ditur se për tri vite e ka vazhduar kontratën edhe mbrojtësi Agon Xhaka.
Në dy vitet e ardhshme pjesë e Malishevës do të mbetet edhe mbrojtësi tjetër, Arbër Pira.
“Konfirmojmë se lojtarët kyçë të skuadrës kanë rinovuar kontratat me klubin”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/