Prishtina ka pësuar humbje befasuese nga Malisheva pasi është mposhtur si vendas me rezultat 1-2.
Ishin mysafirët që kanë realizuar gol vetëm pas shtatë minutash lojë, me Ronald Sobowalen që realizoi pas një solo aksioni për 0-1.
Me epërsinë minimale të mysafirëve u mbyllën 45 minutat e para të kësaj sfide.
Prishtina mbeti me një futbollist më pak në fushë, kur Ramadani u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 49-të.
Malisheva gjeti golin e dytë në minutën e 81-të me talentin Drilon Hazrollaj që realizoi për 0-2.
Prishtina u rikthye në lojë pas tre minutave duke realizuar me Shefit Shefitin, por që nëfund ky ishte vetëm gol i nderit dhe i rezultatit përfundimtar 1-2.
Me këtë fitore Malisheva ngritët në pozitën e shtatë në tabelë me 28 pikë, derisa Prishtina mbetet e katërta me 32 sosh.
Në xhiron e 26-të Prishtina do të luaj në udhëtim te Drenica, ndërkohë Malisheva pret Dritën. /Telegrafi/