“Unë sot kam bërë një deklaratë me shkrim në klub dhe ajo së bashku me video incizimin është dërguar në FFK, në atë video incizim shihet qartë se unë vetëm jam vetëmbrojtur. Tash pres që federata të marrë një vendim në lidhje me rastin. Unë mendoj se janë fokusuar padrejtësisht në mua në lidhje me incidentin”, tha Maliqi për Sporti1.
“Unë mund të them se kam qenë i sulmuar si shihet edhe në video material dhe natyrisht se jam vetëmbrojtur, sikur të mos vetëmbroheshim sigurisht se do të kalonim shumë më keq. Futbollistët brenda vijave janë të paprekshëm, e jo të sulmohemi nga persona të klubit apo tifozë. Shpresoj të përfundojë e gjithë kjo sa më parë dhe të kthehem të ndihmojë skuadrën në luftë për titull”, deklaroi Maliqi. /Telegrafi/