Site icon Telegrafi

Maliqi: Prishtina së shpejti aty ku e ka vendin

Maliqi në ndeshjen derbi të Superligës së Shqipërisë, ndaj Tiranës u lëndua, çka ka bërë që të pushojë në dy ndeshjet e fundit.

“Lëndimin që mora në ndeshjen me Tiranën e kam kaluar. Tashmë pres t’i bashkohem prapë skuadrës dhe t’i ndihmoj në arritjen e objektivave. Sa i përket formës sime, them se ka qenë e mirë, por pres edhe më shumë nga ndeshjet e ardhshme”, tha ish mesfushori i Prishtinës, i cili e pranon se i ndjek ndeshjet e skuadrës “bardhekaltërt” dhe se nga kjo skuadër ka pritur edhe më shumë.

“Prishtina ka pasur shumë ndryshime. Unë besoj se shumë shpejt ajo do ta marrë veten dhe do ta shohim aty ku e ka vendin, e para në renditjen tabelare”, theksoi Behar Maliqi. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version