“Kam biseduar sot (dje) me Ferronikelin. Ata i dhanë kushtet e veta, unë të miat. Marrëveshje nuk ka pasur. Jam ende i lirë për të biseduar me klubet”, tha Maliqi për Arenën.
Mesfushori nga Sllatina së fundi ishte pjesë e Partizanit të Tiranës, me të cilët luajtur në edicionin e kaluar, derisa më herët ka bërë karrierë të gjatë te Prishtina.
Ai ka veshur edhe fanellat e KEK-ut e Fushë Kosovës. Edhe drejtori i Ferronikelit, Arton Berisha thotë se kushtet e tyre me të Maliqit nuk janë të përafërta.
Trajneri i tyre, Gani Sejdiu e dëshiron mbrojtësin Ilir Izmakun, me të cilin mund të arrihet ndonjë marrëveshje në ditët në vijim. “Trajneri ka biseduar me të, por që nuk ka ende diçka konkrete”, tha Berisha. /Telegrafi/