Njohësi i rrethanave politike në vend, Shkëlzen Maliqi, ka dhënë vlerësimin e tij për zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Drenasit.
Ai ka thënë se shkuarja në balotazh nuk ka ardhur për shkak të votës kundër Partisë Demokratike të Kosovës, por për shkak të ndarjes së votës së saj.
Maliqi ka thënë për “Epoka e re” se zgjedhjet në Drenas duhet të jenë alarm serioz për udhëheqjen e PDK-së pasi që, sipas tij, problemet në bastion mund të bëhen edhe më kërcënuese në vendet e tjera.
Megjithatë, ai ka thënë se PDK-ja ende e ka shumicën dërrmuese.
Sipas Maliqit, në rrethin e dytë të votimit favorit do të jetë Ramiz Lladrovci i PDK’së, edhe nëse e gjithë opozita bëhet kundër tij.