Analisti i njohur Shkëlzen Maliqi ka thënë se janë befasuese deklaratat e Skënder Hysenit se LDK do të vijë me ide për zgjidhjen e çështjes së Demarkacionit.
Sipas Maliqit LDK s’mund të ketë ndonjë ide të re pasi në mandatit e kaluar qeverisës ka kohë që ishte e pamundur të futej në votim çështja e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, njofton Klan Kosova.
Këto deklarime analisti i njohur i dha në Analiza Zgjedhore të Klan Kosova, derisa shtoi se Lidhja Demokratike e Kosovës, ka bërë një gabim pasi shpalli gjatë ditës koalicionin e saj me AKR-në.
“Qeveria nuk ka qenë në gjendje tash e sa kohë ta qes Demarkacionin në votim”.
“Është për tu çuditur ky insistim i Hysenit se kur vjen Lidhja Demokratike e Kosovës në pushtet do ta zgjidh këtë punën e Demarkacionit”.
“Po më pëlqen që po bëhen për herë të parë këto subjekte partiake si koalicione serioze”.
“Por Lidhja Demokratike e Kosovës, bën një gabim taktik që shpallën gjatë ditës koalicionin me AKR-në”.
“Po ta linin në ora 23:00, ndoshta do të kishim një situatë krejt tjetër”.
”Të rinjtë që kanë hyrë në partitë partiake mund të japin një klimë të re”.