Site icon Telegrafi

Maliqi: Haradinaj shansi i fundit i ‘krahut të luftës’

Shkëlzen Maliqi, në analizën Zgjedhore të Klan Kosovës ka deklauar se Ramush Haradinaj kryeministër i Kosovës është mundësia e fundit e ‘krahut të luftës’ për të përmbyllur disa procese.

Ai ka theksuar se paraqitjet publike të Haradinajt po duken të konstruktuara në asi forme që atij i japin imazhin e një kryeministri në detyrë, më shumë se të një pretendenti për këtë post.

“Paraqitje interesante e Ramush Haradinajt, me një diskurs të transformuar, nga ai opozitar, në atë stabilizues – të një njeriu që konstaton probleme. Ai foli si dikush që është i bindur se do të jetë fitues. Diskursi i tij ishte popullor. Nuk deshi të thellohej në spekulime”.

“Formacioni që ai udhëheq ka për mision që të përshpejtojë disa procese. Ai po e sheh veten si gardian, apo personalitet që do t’i shtyjë proceset. Megjithëse, unë dyshoj që konceptet e tij për demarkacionin mund të jenë problem për të. Ndonëse, mund të pritet që ai të bëhet person që e shton efektivitetin e vendimmarrjes. Kjo duket si përpjekja e fundit e gjeneratë së luftës për ta kryer misionin e vet”, ka thënë Haradinaj. /Klan Kosova/

Exit mobile version