Talenti gjilanas Bergin Maliqi është larguar nga skuadra e Dritës së Gjilanit.
18-vjeçari të premten është prezantuar me fanellën e klubit Vllaznia nga Pozherani.
“Bergin Maliqi që nga sot është pjesë e Vllaznisë së Pozheranit”, thuhet në njoftimin e klubit.
Klubin e Vllaznisë në Superligë do ta drejtojë trajneri i mirënjohur kosovar Bekim Isufi.
Më herët klubi i futur në elitë ka transferuar edhe emra tjerë të njohur të futbollit kosovar si Elbasan Thaqin, Alban Rexhepin, Shkëmbim Salihun, Labinot Shabanin, Aldon Isenin, Maliq Belulin, Armend Miftarin,Erdin Hashanin, Fuat Karabegun etj. /Telegrafi/