Telegrafi

Maliqi: Balotazhi mund të sjellë përmbysje të rezultatit

Pak a shumë janë të konfiguruara përparësitë dhe individët që hyjnë në balotazh si favoritë më 19 nëntor, ka vlerësuar njohësi i rrethanave politike, Shkëlzen Maliqi.

Por, sipas tij, ata favoritë nuk mund të kenë garanci se do të jenë fitues të zgjedhjeve.

Maliqi ka thënë për “Epoka e re” se rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale mund të sjellë përmbysje të rezultatit të rrethit të parë, siç kishte ndodhur në vitin 2013, në Prishtinë dhe në Mitrovicë.

Sipas Maliqit, nëse votuesit e kandidatëve të eliminuar e kanë të gjallë motivimin që të ndikojnë në skenën lokale, është e mundshme të shkrihen edhe përparësitë bindëse të rrethit të parë.