Ata janë në bisedime me Behar Maliqin dhe thonë që marrëveshja është afër arritjes. Takimi ndërmjet palëve ka ndodhur në mbrëmjen e së martës, ku klubi dhe futbollisti i kanë qitur në tavolinë mundësitë e tyre.
Sipas drejtorit të Ferronikelit, Arton Berisha, akordi dhe ‘po’-ja e futbollistit është afër. “Jemi takuar me Behar Maliqin në mbrëmjen e së martës. Kemi biseduar rreth mundësisë së transferimit të tij te Ferronikeli dhe mund të them që marrëveshja është afër. Tani për tani jemi duke e pritur përgjigjen e Beharit, e cila shpresojmë shumë që do të jetë pozitive”, është shprehur Berisha.
Trajneri i sapoemëruar, Gani Sejdiu, duket që mesfushën e sheh si pikën më të fortë të skuadrës së tij. Kjo pasi që Ferronikeli hiç më larg se pardje (e martë), ka konfirmuar zyrtarizmin e mesfushorit tjetër qendror, Shpëtim Fetahut.
Konfirmimi i Maliqit, përgjigja më vonë
Takimin dhe ofertën e Ferronikelit e ka konfirmuar për gazetën edhe vetë Behar Maliqi. Mesfushori që u nda me Partizanin para një muaji, e ka quajtur si ‘serioze’ ofertën e Ferronikelit, e cila është e vetmja konkrete që i ka trokitur në derë deri më tani. “Kemi pasur një takim me drejtuesit e Ferronikelit, ku ata m’i kanë treguar mundësitë e tyre dhe unë të miat. Ata janë treguar shumë serioz dhe deri më tani janë të vetmit që më kanë bërë një ofertë konkrete”, tha Maliqi për Arenën, për të theksuar tutje se përgjigja do të vije gjatë ditëve në vazhdim.
“Nuk dua të ngutem. Besoj që përgjigjen Ferronikelit do t’ia kthejë gjatë ditëve në vazhdim”, shtoi Maliqi. I pyetur për vazhdimin e mundshëm të karrierës në Shqipëri, Maliqi theksoi që interesimet për të nuk kanë munguar, por nuk është ndarë i kënaqur me kushtet që iu janë ofruar.
“Ka pasur interesime të disa klubeve të Shqipërisë, por nuk më kanë pëlqyer kushtet. Pra, përgjithësisht ka disa lëvizje indirekte, por nuk ka diçka konkrete deri më tani”, përfundoi Maliqi.
Tri përforcime
Ferronikeli deri më tani i ka zyrtarizuar tri përforcime në afatin kalimtar. Për skuadrën nga Drenasi kanë nënshkruar Qemail Elshani, Lulzim Doshlaku dhe Shpëtim Fetahu. /Tribuna/Telegrafi/