Byroja Federale e SHBA-së për Hetimin (FBI) do të dërgojë Ekipet e Veprimit Kibernetik (CAT) në Mal të Zi për ta ndihmuar atë të hetojë sulmet e fundit kibernetike në infrastrukturën dixhitale të qeverisë, tha të mërkurën ministria e Brendshme.
Sulmet kibernetike, të përshkruara nga zyrtarët si të paprecedentë dhe që besohet nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB) të jenë lansuar nga hakerat rusë, goditën shërbimet e IT të qeverisë së Malit të Zi javën e kaluar, transmeton Telegrafi.
Ministri i Administratës Publike, Maras Dukaj, ka thënë se janë prekur 150 vende pune në 10 institucione shtetërore.
Qeveria nuk kishte marrë asnjë kërkesë për shpërblim për materiale të komprometuara. /Telegrafi/