Ministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale e Malit të Zi, Naida Nishiq, ka bërë të ditur sot se deri në fund të vitit në Mal të Zi mund të pritet vendosja e orarit shtatëorësh.
Ajo tha për radio Mali i Zi se përfitimet sociale do të jenë më të drejta në të ardhmen, si dhe se nuk do të ketë shfuqizim të Fondit të PIO, por se do të reformohet, transmeton Telegrafi.
Nishiq tha se të gjitha analizat kanë treguar se padrejtësia më e madhe u është shkaktuar pensionistëve të cilët e kanë kaluar jetën e tyre të punës në shtete të ndryshme dhe se rreth 3500 pensionistë nga vendet e ish-Jugosllavisë marrin pensione të cilat kur mblidhen janë më të ulëta se mesatarja.
E pyetur nëse këtë vit do të futet ora 7-orëshe, ministrja Nishiq tha: “ajo që ka paralajmëruar kryeministri Milojko Sajiq në fushatën parazgjedhore do të ndodhë këtë vit”. /Telegrafi/