Site icon Telegrafi

Mali i Zi, Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut me numrin më të madh të rasteve aktive me COVID-19

Në rajon, më së shumti raste aktive me coronavirus në 100 mijë banorë ka në Mal të Zi, dhe më pas vjen Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut. Serbia nuk publikon të dhëna për numrin e rasteve aktive në 100 mijë banorë.

Në Mal të Zi ka 1.450 raste aktive në 100.000 banorë, Sllovenia me 1.023 raste aktive në 100 mijë banorë dhe Maqedonia e Veriut me 868 raste aktiv në 100 mijë banorë. Bosnja dhe Hercegovina ka 847 raste aktive, Shqipëria 814 raste aktive, në Kosovë 412 dhe në Kraoci 145 raste aktive në 100 mijë banorë.

Në rajon, incidencë 14 ditore më të madhe me raste të reja në 100 mijë banorë ka Sllovenia, Mali i Zi dhe Serbia. Në Slloveni janë regjistruar 913. në 100 mijë banorë në 14 ditët e fundit, në Mal të Zi 875, në Serbi 593, në Kroaci 421, në Maqedoni të Veriut 266, në Shqipëri 226, në Bosnjë 195 dhe Kosovë 164.

Sot në rajon janë regjistruar 8.607 raste të reja. Serbi ndodhet në vendin e parë në rajon për nga numri i të infektuarve në 100 mijë banorë, ndërsa në vend të dytë është Kroacia, më pas vjen Sllovenia./Telegrafi/

Exit mobile version