Site icon Telegrafi

Mali i Zi publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Kosovës

Mali i Zi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Bullgarisë dhe Kosovës në kualifikimet për Euro 2020.

‘Dardanët’ do të përballen me malazezët më 14 tetor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, derisa trajneri i tyre, Faruk Hadzibegic, ka publikuar listë e lojtarëve.

Selektori i Malit të Zi ka vendosur që për këtë takim të jetë i ftuar edhe sulmuesi shqiptar, Fatos Beqiraj.

Për dallim nga ndeshja e parë, në listë mungojnë lojtarët e lënduar Bakic e Raspopovic, njëjtë si Radunovic, të cilin trajneri ka dashur ta pushojë.

Lexo po ashtu Herolind Shala kthehet nga lëndimi, gati për ndeshjet me Gjibraltarin dhe Malin e Zi

Fillimisht Përfaqësuesja jonë do të përballet me Gjibraltarin në kuadër të miqësoreve më 10 tetor, tri ditë më vonë do ta zhvillojë ndeshjen kualifikuese.

Verdhekaltrit i kanë 8 pikë, një më pak se Republika Çeke, e cila në tetor do të luajë me Anglinë. /Telegrafi/

Exit mobile version