Që nga nesër, masat e reja të Ministrisë së Shëndetësisë për të parandaluar përhapjen e coronavirusit gjatë festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjes do të hyjnë në fuqi në Malin e Zi dhe do të vlejnë deri më 11 janar të vitit të ardhshëm.
Masat e reja ndalojnë organizimin e natës së Vitit të Ri në ambient të hapur dhe të mbyllur, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë festave fetare natën midis 24 dhe 25 dhjetorit, natën midis 5 dhe 6 janarit, si dhe natën midis 6 dhe 7 janarit të vitit të ardhshëm, qytetarët do të lejohen të marrin pjesë në ceremonitë fetare tradicionale nën kushtet e përcaktuara tashmë për të qëndruar në objektet fetare dhe gjatë ceremonive fetare në ambient të hapur.
Gjithashtu ndalohet organizimi i të gjitha tubimeve profesionale dhe shkencore (seminare, kongrese, etj.), në periudhën nga 28 dhjetor deri më 11 janar, me përjashtim të tubimeve publike me deri 25 persona, që zgjasin jo më shumë se 60 minuta, me pajtueshmëri të detyrueshme me masat epidemiologjike. /kp/Telegrafi/