Site icon Telegrafi

Mali i Zi me masa më të ashpra kundër përhapjes së coronavirusit

Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi ka miratuar një seri të re masash për të parandaluar përhapjen e epidemisë së coronavirusit.

Autoritetet shëndetësore malazeze kanë fuqizuar orën policore nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit, raporton rtcg.

Vendimi i departamentit të shëndetësisë hyn në fuqi në mesnatë gjersa kjo nënkupton se gastronomia do të punojë nga ora 07:00 deri në orën 06:00 ndërsa supermarketet dhe qendrave tregtare nga ora 07:00 deri në ora 20:00.

Dyqanet ushqimore dhe jo-ushqimore do të jenë të hapura nga ora 7 e mëngjesit deri në ora 8 pasdite. Trafiku ndërqytetas është gjithashtu i ndaluar nga e premtja në 22:00 deri të hënën në 5:00.

Ndryshe, vendosja e maskës është e detyrueshme edhe në ambiente të hapura si dhe distanca fizike. /Telegrafi/

Exit mobile version