Për shkak të situatës më të favorshme epidemiologjike, Qeveria e Malit të Zi ka zbutur masat kundër coronavirusit.
Situata me pandeminë COVID-19 ka pasur përmirësime dhe kjo ka shtyrë qeverinë malazeze të ndryshojë masat, të cilat do të hyjnë në fuqi nga nesër dhe do të vlejnë deri më 4 mars.
Sipas autoriteteve shëndetësore, lejohet mbajtja e dasmave, ditëlindjeve dhe festimeve të tjera private me posedim të certifikatave të COVID-19, por duhet të sigurohet një hapësirë prej 10 metra/katror për një person.
Kompanitë dhe sipërmarrësit që kryejnë veprimtari hoteliere (restorantet dhe kafenetë) mund të organizojnë punën nga mëngjesi deri në mesnatë (07:00-01:00), do të thotë u ndalohet veprimtaria për gjashtë orë.
Theksojmë se aktualisht janë 182 pacientë në spitalet malazeze, e cila është 30 për qind më pak se dy javë më parë.
Ndryshe, Mali i Zi deri më tani ka regjistruar mbi 227 mijë raste me coroanvirus ndërsa kanë vdekur 2644 persona. /Telegrafi/