Telegrafi

Mali i Zi lejon qytetarët e huaj të hyjnë pa test për coronavirus

Ministrja e Shëndetësisë e Malit të Zi, Jelena Boroviniq-Bojoviq, njoftoi përmes një konference për shtyp se hyrja në këtë vend lejohet pa detyrimin për t’u testuar për coronavirusin.

Në Malin e Zi, ndalimi i transportit ndërqytetas gjatë fundjavës u hoq gjithashtu, raporton rtcg.

Festa e Vitit të Ri sipas kalendarit Julian, tha ajo, është i ndaluar në ambiente të hapura dhe të mbyllura.

Ambientet e hotelierisë do të vazhdojnë të punojnë nga ora 7 e mëngjesit deri në ora 8 pasdite, por është e ndaluar të interpretohet muzikë live.

Masat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik u njoftuan sot në konferencën për shtyp nga ministrja. Ajo falënderoi qytetarët të cilët respektuan masat gjatë pushimeve. /Telegrafi/