Shtetasit malazezë dhe të huajt mund të hyjnë në të gjitha pikat kufitare me njërën nga dy dëshmitë që e luftojnë coronavirusin.
Personi duhet të jetë i vaksinuar plotësisht me numrin e caktuar të dozave të vaksinave kundër coronavirusit dhe të kenë kaluar jo më shumë se gjashtë muaj nga doza e dytë e vaksinës.
Personi duhet të dëshmojë se i ka mbijetuar COVID-19 (kanë kaluar jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga PCR pozitiv ose testi i shpejtë i antigjenit)
Kjo, siç thuhet, do të thotë se në Mal të Zi nuk mund të hyhet vetëm me test negativ.
Ndërkohë, sektori i gastronomisë do të ketë lehtësira gjatë festave të fundvitit, ku do të punojnë deri në orën 01:00 ndërsa muzika live nga ora 20:00 deri në 01:00.
Ndryshe, ndalohen mbajtja e dasmave, ahengjeve dhe festimeve të tjera private. /Telegrafi/