Telegrafi

Mali i Zi identifikohet me flamurin shqiptar! (Foto/Video)

Në ceremoninë e shortit të Kampionatit Botëror për Waterpolo është shënuar një skandal.

Në fakt, në krah të emrit të Malit të Zi është vendos flamurin e Shqipërisë.

Malazezët do të luajë në një grup me Brazil, Kazakistan dhe Kanada, transmeton Telegrafi.

Por, Federata Ndërkombëtare pas hedhjes së shortit ka kërkuar falje në emër të organizatorit.

“Pas hedhjes së shortit, organizatorët kanë shprehur keqardhje për gabimin e ndodhur dhe kanë kërkuar falje”, citojnë mediat malazeze Federatën e Waterpoolit të Malit të Zi.

Theksojmë se Kupa e Botës do të mbahet nga 14 deri 30 korrik në Budapest të Hungarisë. /Telegrafi/