Policia malazeze ka dorëzuar sot dy persona nga lista e të arratisurve më të kërkuar të FBI-së në SHBA në pikën kufitare të Aeroportit të Podgoricës.
Bëhet fjalë për shtetasit amerikanë R.A. dhe M.T. të cilët janë ekstraduar me qëllim të zhvillimit të procedimit penal për veprat penale të bashkimit kriminal me qëllim të mashtrimit dhe përvetësimit bankar, njofton Drejtoria e Policisë.
Ata akuzohen për 11 vepra penale përvetësim, tetë vepra penale mashtrim bankar, vjedhje e rëndë identiteti dhe veprën penale bashkim kriminal me qëllim pastrim parash, raporton rtcg.
Ata u arrestuan në shkurt të këtij viti në Mal të Zi në bazë të fletarrestimeve ndërkombëtare të lëshuara nga NCB Interpol Washington.
Të arrestuarit kishin pasaporta false të Mbretërisë së Bashkuar dhe Meksikës. /Telegrafi/