Site icon Telegrafi

Mali i Zi dërgon helikopter për të shuar zjarret në Maqedoni

Mali i Zi bashkohet me përpjekjet për të shuar zjarret në Maqedoninë e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Këshilli i Mbrojtjes dhe Sigurisë të Malit të Zi ka marrë vendim të miratojë kërkesn e Ministres së Mbrojtjes të Malit të Zi Olivera Injac për të dërguar një helikopter “Bell 412″ për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut për tu ballafaquar me zjarret”, tha ministria e mbrojtjes.

Nga Ministria theksojnë se ndihma nga Mali i Zi vjen si rezultat i kërkesës së dërguar nga Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, homologes së saj malazeze Olivera Injac, dhe do të zbatohet përmes Qendrës Koordinuese të NATO-s për Reagim gjatë Krizave EADRCC.

Ndihma përbëhet nga një helikopter zjarrfikës “Bell 412” dhe një ekuipazh prej katër vetësh.

Ardhja e helikopterit pritet nesër, 11 gusht, në mëngjes./Telegrafi/

Exit mobile version