Dy persona humbën jetën dhe dhjetëra tjerë mbetën të plagosur nga tërmetet e fundit që goditën Zelandën e Re gjatë dy ditëve të fundit. Gjithashtu u shënuan edhe shumë dëme materiale.
Ndërsa në një video të publikuar në “YouTube” shfaqet edhe një pjesë e një mali që është shembur nga tërmeti i fortë.
Siç shihet edhe nga pamjet, në një pjesë toke që i ka rezistuar tërmetit kanë mbijetuar tre lopë, ndërkohë që rrotull tyre shfaqet toka e shembur, transmeton shekulli.
Tërmeti ishte shumë i fuqishëm me magnitudë 7.5 ballë. Nga kjo u dha edhe alarmi për cunam.