Telegrafi

Mali i Zi nuk do t’i paguajë qira Serbisë

Qeveria e Malit të Zi konsideron se kërkesa për pagesën e qirasë për shfrytëzimin e vilës është e pabazë dhe pret që për kërkesën në fjalë së shpejti të flitet në nivel ndërkombëtar.

Sipas gazetës “Vijesti”, nuk është kontestuese se shteti i Serbisë është pronare e vilës në të cilën është vendosur ambasada malazeze, por është kontestuese se si Qeveria serbe ka llogaritur shumën për qiranë në vlerë prej 1.5 milionë eurove. /Makfaks/