Site icon Telegrafi

Mali i Zi kthen mbrapsht 23 tonë patate nga Kosova

Drejtoria Inspeksionit të Malit të Zi ka kthyer mbrapsht nga kufiri me Shqipërinë, 23 tonë patate me origjinë nga Kosova.
Mediat malazeze kanë raportuar se sipas inspektoratit të fitosanitarisë, inspektorët kanë gjetur se patatet përmbajnë “organizma të dëmshëm”, transmeton Lajmi.net.

Fitosanitaria e Malit të Zi, sipas mediave atje, ditë më parë kishte kthyer mbrapsht edhe 32 tonë patate të Serbisë në të cilat janë gjetur insekte./Telegrafi/

Exit mobile version