Telegrafi

Mali i Zi godet “patlixhan-turistët”

Përveç taksës ekologjike që do të duhet të paguhet sapo të përballesh me doganierët e këtij vendi, dhe në varësi të vjetërisë së veturës, qytetarët e Kosovës më nuk do të mund t’i marrin ushqimet me vete pasi janë vendosur kufizime të ashpra.

Kosovarët njihen si turistë që marrin me vete çdo gjë, deri të “gjygymat” e çajit rus.

Tani turistët nga Kosova mund të marrin vetëm një kilogram fruta të thata, një kilogram perime, një kilogram kërpudha, djathë, vetëm një litër alkool, dy litra lëngje dhe vetëm 5 litra ujë etj.

Ndërsa sa i përket taksës ekologjike ajo do të paguhet me çmim prej 10 eurove për furgon të madhësisë me 9 ulëse, 30 euro për ato mjete motorike që i kanë më shumë se 9 ulëse, por që nuk e kalojnë peshën prej 5 tonë, ndërsa 50, 80 dhe 150 euro do të jenë çmimet për maune, varësisht nga pesha e tyre.

Aplikimi i këtyre masave ka filluar që sot dhe siç raportojnë agjencitë e ndryshme të lajmeve, ka krijuar radhë të gjata në kufi për të hyrë në këtë shtet, sepse secili shofer është i detyruar të vendosë në xhamin e përparmë të automjetit shenjën se ka paguar taksën. /Telegrafi/