Shumë prej nesh janë rritur duke menduar se Mali Everest është mali më i lartë në planet. Megjithatë, kjo nuk është krejtësisht e saktë – ka një diçka të vogël që ndryshon gjërat.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Mount Everesti zyrtarisht ka pikun më të lartë në botë në krahasim me nivelin e detit (8,848 metra), por nëse matni distancën midis bazës dhe kulmit, do të jetë në vendin e dytë të listës së maleve më të larta në botë.
Kjo pasi që, siç thuhet më tej, vendin e parë në këtë rast do të ishte Mauna Kea, një vullkan i fjetur miliona vjeçar Hawaiian.
Pjesa më e madhe e tij është nën ujë dhe lartësia e tij totale është 10,152 metra. /Telegrafi/
Mount Everest is not the world’s tallest mountain pic.twitter.com/VaIDCwGefo
— Business Insider (@businessinsider) January 10, 2018