Site icon Telegrafi

Mali Etna po ‘rrëshqet’ drejt Detit Mesdhe

Sipas shkencëtarëve, Mali Etna, vullkani më i madh dhe më aktiv i Evropës, po lëviz ngadalë drejt Detit Mesdhe.

Vullkani është i vendosur në bregun lindor të ishullit italian të Sicilisë ku është duke u zhvendosur në një normë mesatare prej 14 milimetër në vit.

Ekspertët kanë paralajmëruar se përfundimisht rrëshqitja mund të çojë në një rrezik më të madh për dështimin e shpateve të mëdha, gjë që mund të shkaktojë rrëshqitje të dheut, shkruan Telegrafi.

Vullkanologu, Dr John Murray, theksoi se lëvizja momentale aktualisht nuk paraqet asnjë rrezik për jetën, por paralajmëroi se vëzhgimi i vullkanit për ndryshime ishte vendimtar.

“Për momentin nuk ka arsye për shqetësim nga rrëshqitja e vullkanit drejt detit, lëvizja është shumë e vogël. Megjithatë, mundësia e ndryshimit të gjërave në të ardhmen duhet të merret seriozisht, prandaj është e rëndësishme të mbash në vëzhgim lëvizjen”, tha Dr Murray. /Telegrafi/

Exit mobile version