Denko Malevski, ish-shefi i parë i Diplomacisë së Maqedonisë, njiherit profesor universitar, thotë se kryeministrat Zaev e Tsipras kanë hapur një derë të madhe.
Sipas tij, kjo derë duhet të vlej për tejkalimin e çështjes afatgjate, dhe se nuk guxon që të mbyllet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në komentin e tij për “Nezavisen”, në lidhje me propozimin Maqedonia Ilindenase, Malevski thotë se refuzimi grek nuk do të thotë se çështja ec prapa, por se vazhdohet më tutje.
Profesor Malevski thotë se duhet të hiqen të gjitha barrierat, dhe se të dy kryeministrat kanë treguar aftësi kreative, prandaj është koha të gjejnë një zgjidhje të tillë./Telegrafi/