Site icon Telegrafi

Malevski: “Republika Ilindenska Makedonia” është zgjidhje mjaft e zgjuar

Sipas disa informatave të mediave, propozimi i fundit për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së emrit që Maqedonia ka me Greqinë është “Republika Ilindenska Makedonia”, profesori dhe ish ministri i jashtëm, Denko Maleski, thotë se është mirë të mos nxitoni me konkluzionet, pasi që ende nuk është shpallur zyrtarisht, informon Plus Info.

“Nëse “Republika Ilindenska Makedonia” është zgjidhje përfundimtare, mendoj se në këtë mënyrë do të zbusin të kuptuarit e rrënjëve të lashta antike të shtetit dhe populli pa problem do të pranojë emrin e ri. Problemi ynë me identitetin do të zgjidhet me marrëveshjen në mënyrë që grekët e duan, ndërsa ajo është që të largohemi nga Maqedonia antike, ndërsa identitetin tonë sllav askush nuk mund të na mohojë. Propozimi i ri nuk do ta rrezikoj identitetin tonë, por mendoj se mund të hap debat me Bullgarinë, sepse bullgarët në historinë e tyre e kryengritjen e Ilindenit e vlerësojnë si kryengritje bullgare. Në çdo rast, unë personalisht mendoj se ju duhet të zgjidhni një emër neutral dhe moderne si “Maqedonia e Re, por duhet të pranoj se “Ilindenska Makedonia” është zgjidhje mjaft i zgjuar për shkak se populli maqedonas është në masë të madhe emocionale, kur është fjala për Republikën e Krushevës”, shpjegon Maleski. /Telegrafi/

Exit mobile version