Për ofertën e kryeministrit, Zoran Zaev për zgjedhje të parakohshme parlamentare në tetor të 2020-ës, analisti Denko Malevski vlerëson se nëse ato do të ndodhin, do të ndodhin me pajtim të pushtetit dhe opozitës.
“Vlerësimi i kryeministrit është se mund të shkojmë në zgjedhje, flet se ata konsiderojnë se ata kanë çfarë të tregojnë para qytetarëve në ato zgjedhje dhe se shpresojnë që ti fitojnë zgjedhjet. Aty ku ka marrëveshje midis partive, punët po realizohen pa marrë parasysh se a do të ketë apo jo zgjedhje të parakohshme. Në pjesën ku nuk ka marrëveshje, kjo është e vështirë, andaj nëse merren vesh dyja palët rreth propozimit të kryeministrit, atëherë mund të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare”, ka deklaruar Malevski.
Ndërkohë nga OBRM-PDUKMjanë të gatshëm edhe për takim liderësh, nëse përafrohen qëndrimet e grupeve të punës për ligjin për prokurori publike, regjistrimin e popullsisë dhe nëse oferta për zgjedhje të parakohshme është e sinqertë./koha.mk/