Telegrafi

Maleski: Pushteti i ri në Greqi sjell pasiguri, Marrëveshja e Prespës mbetet e fuqishme

Profesori Denko Maleski, i cili ka qenë ish ministër i Punëve të Jashtme për ‘Faktor‘ thotë se “ndërrimi i pushtetit në Greqi sjell pasiguri edhe në marrëdhëniet me vendin tonë”.

Sipas Maleskit pasiguria vjen për shkak se asnjëherë nuk dihet se çfarë ndodh kur politikanët hynë në pushtet. Mitsotakis derisa ishte në opozitë deklaronte se do ta bllokojë anëtarësimin e Maqedonisë në BE duke paralajmëruar se do të kontestojë disa pjesë të Marrëveshjes së Prespës, por Malevski thotë se marrëveshja është e fuqishme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në rastin tonë mund të them se marrëveshja është e fuqishme, aq e fuqishme sa që nuk mund të ndryshohet nga njerëzit e ri në Athinë. NE tashmë bëhemi anëtarë të NATO-s me kontest të zgjidhur. Megjithatë sa i përket BE-së, anëtarësimi është proces më i gjatë. Secili anëtar mund të kontestojë diçka”, thotë Malevski për ‘Faktor‘.

Lexo po ashtu Zaev bisedë telefonike me Mitsotakis, e uron për marrjen e postit të kryeministrit të Greqisë

Maleski shton se ekziston një diçka që quhet reputacion dhe fitohet dhe humbet me respektimin dhe mosrespektimin e marrëveshjeve që kanë arritur shtetit. Në fund, thotë, Maleski, institucionet e Greqisë e vërtetuan këtë marrëveshje, e votuan. Mund të ndryshojnë disa gjëra, por marrëveshja është mbështetur nga të gjitha vendet perëndimor duke e vlerësuar si historike./Telegrafi/