Site icon Telegrafi

Maleski: Nuk pyet kush a dëshiron të jesh shtet demokratik, por patjetër të jesh

Profesor Denko Maleski thotë se porositë e SHBA-ve dhe tëe Bashkimit Evropian për faljen e pjesërishme të kryetarit Gjorge Ivanov, janë mjaft të hapura dhe të drejtpërdrejta, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai thekson se ëashingtoni dhe Brukseli, si garantues të marrëveshjes së Përzhinos, insistojnë në vlerat e një shoqërie demokratike dhe kur kërkojnë barazi në sundimin e ligjit, atëherë kjo nënkupton se nuk bëhet fjalë për shaka.

Maleski thotë për Tv Telma se në zonën euro-atlantike, nuk të pyesin nëse dëshiron të jesh shtet demokratik, por patjetër të jesh, në të kundërtën do të ketë sanksione, prandaj nuk mund të blesh kohë./Telegrafi/

Exit mobile version