Telegrafi

Maleski: Kriza nuk zgjidhet me zgjedhje të shpejta, vetëm se hidhet benzin në zjarr

Ka krizë në të cilën zgjedhja është e ngushtë, por ka kriza të tilla siç është Maqedonia të cilat zgjedhjet pa përgatitje paraprake që do të thotë hedhje të benzinës në zjarr, tha profesori Denko Maleski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai beson se raporti i plotë i Pribe-së dhe operacionalizimi i marrëveshjes Përzhino zhvillohet në një mënyrë shumë të turpshme, nuk u respektuan afatet dhe as thelbi i problemit. Thjeshtë, profesori thotë, bëhet e qartë se një grup politik e sheh shpëtimin në zgjedhjet e parakohshme dhe rishpërndarjen e pushtetit dhe nga ky pozicion të merret me drejtësi.

‘Ne jemi në situatë të tillë. Pa përmbylljen e temave thelbësore që janë të zbuluar nga materialet për keqpërdorim të zgjedhjeve dhe abuzimet e pushtetit të vepruar jashtë çdo kontrolli dhe i gjithë ai mosbesim që është pasojë e këtyre gjetjeve, shkruarja në zgjedhje prodhon një dramë të re dhe një pasiguri të madhe’, thotë Maleski. /Telegrafi/