Telegrafi

Maleski: Ivanovi mund të bëjë veprime politike ashtu siç nuk kemi parë

Në kolumnën e fundit profesori dhe analisti Denko Maleski, ka kritikuar veprimet politike të kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, duke i cilësuar si skandale politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Maleski në shkrimin e tij thotë se tani është vonë të thuhet se zgjedhjet kanë dështuar dhe se askush nuk mund ta formojë qeverinë.

Në këto momente, Meleski shton se, kur kryetari vendosë ta ndërpresë procedurën demokratike e cila kërkon që çdo parti me durim ta pret radhën për formimin e shumicës dhe e hedh ‘lojën’ në Kuvend, Ivanov i çliroi pasionet më të ulëta politike të cilat do ta kontrollojnë shtetin në mënyrën që ende nuk e kemi parë. /Telegrafi/