Ish ministri i jashtëm i Maqedonisë, Denko Maleski, dënoi ashpër incidentin e të enjtes në parlament duke e cilësuar atë si një ngjarje që i takon shekullit të kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Maleski në një intervistë për Alsat-M gjithashtu iu bëri thirrje politikanëve që të kenë kujdes me retorikën që përdorin në mënyrë që kriza të mos përshkallëzohet në rrugë. Maleski nuk përjashton mundësinë që faktori ndërkombëtar ta izolojë OBRM-PDUKM-në pas ngjarjeve të fundit.