Disa portale kanë raportuar gjatë ditës së sotme për gjoja ekzistimin e një grupi të armatosur në Malësinë e Tetovës, si edhe për praninë e forcave speciale policore, të dhëna këto të pakonfirmuara dhe që kanë shkaktuar shqetësim te popullsia, njofton Telegrafi Maqedoni.
Megjithatë, burime të Telegrafit Maqedoni nga stacioni policor në Kodrën e Diellit bëjnë të ditur se në Malësinë e Tetovës nuk ka prani të ndonjë grupi të armatosur.
Këto burime thonë se në Kodrën e Diellit nuk ka as prani të njësive speciale policore. “Situata është e qetë dhe nuk ka vend për shqetësim e as për dezinformata”./Telegrafi/