Futbollisti spanjoll, Mario Suarez, e ka shfrytëzuar pushimin në ligën kineze për të pushuar në Miami të Floridës.
Atje ai është shoqëruar nga e dashura e tij, Malena Costa, e cila e ka marrë të gjithë vëmendjen.
Çifti është fotografuar nga paparacit dhe imazhet kanë përfunduar në faqet rozë.
Modelja spanjolle kishte veshur bikini të kuqe që vinin në pah linjat e saja trupore.
Fotografët e kanë fotografuar nga kënde të ndryshme duke ia treguar edhe të pasmet e 26-vjeçares.
Në një moment, Malena i ka larguar edhe jelekët, por nuk ka lejuar që t’i ekspozohet gjoksi.
Bukuroshja është në lidhje me Mario Suarez nga viti 2012 dhe kanë dy fëmijë bashkë.
Në të kaluarën, ajo ka qenë në lidhje me ish-futbollistin e Barcelonës, Carles Puyol. /Telegrafi/