Telegrafi

Maldini: Unë dhe Boban, garanci që Milani do të kthehet ku ishte

Milani po kalon një tjetër sezon të dobët, që ka sjellë edhe reagimin e vazhdueshëm të tifozërisë në shkallët e stadiumit.

Megjithatë sot ka qenë ish-kapiteni legjendar i kuqezinjve dhe aktualisht pjesë e klubit të Milanit, Paolo Maldini, që në një intervistë të dhënë për mediat italiane ka folur për projektin e fondit Elliot, që është edhe pronare e klubit, duke thënë se janë të duhurit.

“Kjo është një periudhë delikate, por bën pjesë në procesin e rritjes, pasi në vitet e fundit ka ndërruar disa herë pronësia”.

(Foto: Twitter/AC Milan)

“Unë dhe Boban jemi garanci që Milani do të rikthehet shpejt aty ku i takon, pasi të jeni të bindur që nëse Elliot dëshiron të fitojë pas 15 vitesh, ne largohemi të parët”.

“Nuk e kishim menduar ndryshimin kaq shpejt në bankë, por vendimi për të larguar Giampaolon ishte i ndarë me të gjithë drejtuesit e klubit”.

Zvonimir Boban e Paolo Maldini. (Foto/Getty Images)

“Kur gjërat nuk shkojnë mirë, është më mirë të ndryshosh shpejt, sesa të presësh mesin e sezonit. Tani shpresojmë të kthejmë faqe dhe të arrijmë objektivat sezonal”, ka thënë Maldini. /Telegrafi/