Drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini nuk është i lumtur që nuk ishte informuar për përfshirjen e klubit në projektin e Superligës Evropiane.
Kur 12 klube themeluese njoftuan projektin e Superligës Evropiane më 18 prill, Maldini zbuloi se Milani ishte përfshirë në Ligën e shkëputur.
Drejtori teknik u kërkoi falje tifozëve dhe zbuloi se nuk dinte për pjesëmarrjen e Rossonerëve në këtë garë.
Rossonerët ishin njëri nga tre klubet e Serie A që njoftuan se ishin bashkuar në garë dhe Corriere della Sera zbulon se legjenda e klubit nuk është i kënaqur me situatën.
Gazeta pretendon se drejtori teknik ka treguar irritimin e tij në lidhje me projektin në Via Aldo Rossi.
Maldini gjithashtu besohet të jetë shumë i zhgënjyer që ai nuk ishte informuar për përfshirjen e Milanit në Superligën Evropiane. /Telegrafi/