Site icon Telegrafi

Maldini, tri gjenerata kapitenësh (Foto)

Christian Maldini plotësoi gjeneratën e tretë të familjes së tij, duke vënë në krah shiritin e kapitenit të Milanit.

Mbrojtësi 19 vjeçar është në gjurmët e të atit Paolo dhe gjyshit të tij Cesare, duke marrë shiritin e kapitenit në formacionin e 19 vjeçarëve të kuqezinjve.

Babai i tij, Paolo Maldini luajti si mbrojtës i majtë dhe në karrierën e tij 25 vjeçare fitoi 5 kupa evropiane dhe 7 tituj të Serie A.

Gjyshi i tij, Cesare luajti si mesfushor dhe fitoi 4 tituj në Serie A, ngriti lart të parën kupë Evropiane në vitin 1963, si edhe ka qenë në drejtimin e Milanit.

Christian e mori shiritin e kapitenit të të rinjve të Milanit në ndeshjen miqësore kundër Noavaras të shtunën, në nder të gjyshit të tij Cesare Maldini, i cili ndërroi jetë në fillim të javës së shkuar në moshën 84 vjeçare. /Telegrafi/

Exit mobile version