Drejtori i Milanit, Paolo Maldini ka treguar se po zhvillojnë bisedime me tre yje të ekipit për të zgjatur edhe më shumë kontratë e tyre.
Vera e këtij viti pa Rossonerët të humbasin falas dy nga lojtarët kryesor të ekipit, Hakan Calhanoglu, i cili kaloi te rivalët e Interit dhe Gianluigi Donnarumma që kaloi te Paris Saint-Germain.
Megjithatë, drejtuesit e klubit kuqezi si duket janë ‘mbushur mend’ dhe nuk duan më të lejojnë largimin e lojtarëve falas, pasi duan t’ua rinovojnë kontratat ende pa ardhur në vitin e fundit.
Është vet drejtori i Milanit, Maldini, i cili ka zbuluar se klubi po punon në rinovimin e kontratave për Theo Hernandez, Ismael Bennacer dhe Rafael Leao.
“Jemi në bisedime të avancuara për të zgjatur kontratat e Theo Hernandez dhe Bennacer”, ka thënë fillimisht Maldini.
“Ne jemi gjithashtu në negociata me Rafael Leao”.
“Plani ynë është që të zgjasim të gjitha ato kontrata së shpejti”, përfundoi drejtori i Milanit. /Telegrafi/