Telegrafi

Maldini tregon kushtet e tija për ta pranuar postin te Milani

Paolo Maldini më në fund flet vetë dhe tregohet i qartë, më i qartë se kurrë: Milani i ri e kërkon të kthehet, tashmë si drejtor sportiv, por ka dy pengesa madhore.

Ikona kuqezi nuk merret me lëvdata, por tregon se nga se frikësohet të bashkohet me Milanin.

“Po, pronarët e rinj më kanë ofruar një pozicion drejtuesi. Jam takuar me Fassonen e Mirabelin, por kam refuzuar për momentin”.

Lexo po ashtu Maldini kthehet te Milani?

“Arsyet e refuzimit nuk kanë lidhje me anën financiare. Unë dua qartësi, dua të takohem drejtpërdrejt dhe të flas me pronarët e rinj. Fassone ka rolin e vet, nuk anashkalohet, por pronarët duhet të jenë aktivë, jo të bëjnë ndonjë telefonatë herë pas here”.

Lexo po ashtu Formacioni me lojtarët më të mirë që kanë luajtur ndonjëherë në Ligën e Kampionëve (Foto)

“Së dyti, unë jam milanist, Milani është jeta ime, lëkura ime, ndaj dua të punoj 24 orë në ditë, gjithë vitin, por pa kufizime. Dua të kem përgjegjësi dhe liri veprimi, dua të kem të drejtën të gaboj. Nuk kam eksperiencë? Fusha dhe jeta në futboll më kanë dhënë goxha eksperiencë”.

“Jam gati t’i them PO një projekti serioz, por duhet të takohem me pronarët e rinj më parë”, ka thënë legjenda kuqezi.