Legjenda e Milanit, Paolo Maldini thuhet se është një hap larg rikthimi në klub në një rol ekzekutiv.
Sipas mediumit Sky Sport Italia, rikthimi kthimi i Maldinit te Rossonerëtr mund të shpallet edhe herët dhe sot (e diele) mund të kemi zyrtarizimin.
Ish-mbrojtësi i Italisë bëri më shumë se 900 paraqitje për Milanin midis viteve 1984 dhe 2008, duke fituar shtatë Scudetto dhe pesë Kupat Evropiane.
Megjithatë, ai kishte ngurruar të kthehej në klub pas pensionimit të tij, pasi marrëdhënia e tij me ish-pronarin Silvio Berlusconi ishte e tensionuar.
Ai gjithashtu pranoi se kishte pak besim në bordin e pronarit të ri Li Yonghong dhe gjithashtu refuzoi të merrte ndonjë post në klub.
Por, tani me ardhjen e Elliott Management dhe Leonardos, të cilët tashmë kanë rikthyer Rossonerët në Ligën e Evropës dhe kanë transferuar dyshen e Juventusit, Mattia Caldara dhe Gonzalo Higuain gjërat kanë ndryshuar.
Pra edhe Maldini i beson projektit të Elliot Menagment dhe Leonardos dhe një rikthim i tij te klubi, ku kaloi gjithë karrierën është më afër se kurrë. /Telegrafi/