Legjenda e futbollit italian, Paolo Maldini, mund të marrë një rol të ri në kombëtaren e Italisë.
Ish-kapiteni i Milanit mund të rikthehet sërish te Azzurrët, në rolin e menaxherit ekipor të kombëtares.
Federata Italiane e Futbollit ka propozuar emrin e ish-mbrojtësit si pasues të Gabriele Oriali, i cili në korrik, pas përfundimit të Evropianit U-21 do të rikthehet te Inter, transmeton KP.
Gjithsesi ky nuk është një mision i lehtë. Në ditët në vazhdim pritet që mes palëve të ketë një takim për të biseduar më gjerësisht rreth kësaj çështjeje.
Dëshira e trajnerit Gian Piero Ventura është Francesco Totti, i cili sapo është larguar nga Roma, por federata e do me çdo kusht Maldinin në këtë post.
Në ditët në vazhdim do të mësohet nëse Maldini do të nisë një punë të re me kombëtaren e Italisë.