Telegrafi

Maldini përkrah opsionin Allegri

Ish-bosi i Cagliarit po spekulohet se mund të jetë trajner i ri i Milanit, ndërsa këtë opsion e përkrah Maldini.

“Nuk është ende zyrtare, por nuk do të ishte befasi. Ai vërtet më pëlqen, më pëlqen mënyra se si shprehen ekipet që i drejton ai. Ne mund të themi se stili i tij i përshtatet stilit të së kaluarës së Milanit”, tha Maldini. /Telegrafi/